Projekti CleanScore

CleanScore është një projekt i financuar dhe implementuar nga Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim në zbatim të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Universitetin e Tiranës, Universitetin Europian të Tiranës si dhe Kolegjin Universitar Luarasi. CleanScore ka për qëllim të prezantojë mundësinë për korrigjimin e automatizuar të provimeve, që ndihmon në rritjen e transparencës në vlerësimin e studentëve; si dhe në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies duke zëvendësuar librat aktual me versione ndërkombëtare.


Cilësia e mësimdhënies është përmendur shpesh si një fushë problematike në Shqipëri, aq më tepër në vitet e fundit, me zgjerimin e universiteteve private. Çështja është sistematike dhe e vështirë për të arritur me anë të reformave. Dy nga faktorët që kontribuojnë në këtë problem janë mungesa e transparencës në vlerësimin e punës të studentëve, dhe cilësia e ulët e moduleve / teksteve për mësimdhënien. CleanScore i trajton të dy këto probleme. CleanScore do të krijojë një qendër testimi digjitale që ndihmon përmirësimin e transparencës në vlerësimin e studentëve, si dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies duke zëvendësuar tekstet e tanishme lokale me versionet ndërkombëtare të miratuara adaptuar në gjuhën shqipe. Projekti do të pilotohet në dy universitete, një publik dhe një privat. CleanScore synon të fusë një mënyrë të re të korigjimit dhe raportimit për çdo provim që studentët japin, si dhe të fusë tekste të reja për disa lëndë të veçanta.