AADF Historia dhe Qasja

Misioni i Fondacionit është të ndihmojë për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe të një shoqërie demokratike në Shqipëri dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës Juglindore. AADF do të mbështesë disa programe për të çuar përpara misionin e vet: arsim për zhvillim të qëndrueshëm, sipërmarrjen, zhvillimin e lidershipit dhe mbështetjen e turizmit kulturor dhe eko-turizmit.

 


Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) është krijuar në 2009 nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve me mbështetjen dhe inkurajimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. AADF është një organizatë jofitimprurëse e udhëhequr nga një Bord i Drejtorëve që vepron tërësisht në Shqipëri.

Qasja

• Të identifikojmë fushat e nevojës në përputhje me misionin tonë.
• Të zhvillojmë zgjidhje novatore dhe të matshme për të krijuar ndikim të qëndrueshëm në këto fusha.
• Të veprojmë si një biznes në një mënyrë të përgjegjshme dhe jo-burokratike.
• Të bashkëpunojmë me organizata dhe institucione të tjera për të maksimizuar burimet dhe për të formuar partneritete strategjike që mund të katalizojnë ndryshim.
• Të zbatojmë projektet tona në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe transparente.
• Të vlerësojmë përpjekjet tona dhe të vazhdojmë t’i përmirësojmë dhe zgjerojmë ato.