Tavolinë e Rrumbullakët Diskutimi mbi Arsimin

Tavolinë e Rrumbullakët Diskutimi mbi Arsimin

ë Enjten më 29 shtator, Bordi i Drejtorëve të AADF-së zhvilloi një Tryezë të Rrumbullakët për diskutim me Ministren e Arsimit dhe Sportit, zëvendës-Rektorin e Universitetit të Tiranës, Dekani dhe zëvendës-dekanët e Fakultetit Ekonomik. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen e vazhdueshme të AADF-së dhe në veçanti për projektin e fundit të AADF-së me Universitetin e Tiranës “CleanScore”. Palët diskutuan mbi sfidat me të cilat përballet arsimi në Shqipëri, duke u fokusuar në arsimin e lartë ku tani po zbatohet ligji i ri i cili do të ofrojë mundësi të reja për bashkëpunim dhe rritjen e cilësisë Së arsimit të lartë.