Tavolinë e Rrumbullakët Diskutimi mbi Arsimin

Tavolinë e Rrumbullakët Diskutimi mbi Arsimin

Të enjten më 29 shtator, Bordi i Drejtorëve të AADF-së zhvilloi një Tryezë të Rrumbullakët për diskutim me Ministren e Arsimit dhe Sportit, zëvendës-Rektorin e Universitetit të Tiranës, Dekani dhe zëvendës-dekanët e Fakultetit Ekonomik. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen e vazhdueshme të AADF-së dhe në veçanti për projektin e fundit të AADF-së me Universitetin e Tiranës “CleanScore”. Palët diskutuan mbi sfidat me të cilat përballet arsimi në Shqipëri, duke u fokusuar në arsimin e lartë ku tani po zbatohet ligji i ri i cili do të ofrojë mundësi të reja për bashkëpunim dhe rritjen e cilësisë Së arsimit të lartë.
Përfaqësuesit e Universitetit vunë në dukje nevojën për zhvillimin profesional të stafit për aftësitë pedagogjike dhe metodologjitë e reja të mësimdhënies, nevoja e universiteteve shqiptare për të rritur komponentin e kërkimit në numër dhe cilësi. U theksua gjithashtu se personeli i universitetit dhe studentët duhet të kenë qasje në bibliotekat ndërkombëtare digjitale dhe botimet shkencore, pasi kjo do të ndihmonte në masë të madhe për hulumtim dhe mësimdhënie.
Përfaqësuesit e fakultetit shprehën shumë kënaqësinë për fillimin e projektit “CleanScore” dhe ndihmën që kjo qasje dhe teknologji po u jep, jo vetëm duke reduktuar kohën e korrigjimit të provimeve, por edhe duke siguruar raporte shumë të dobishme.